Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë kontraktore vazhdojnë ndërhyrjen në terren për eliminimin e rrëshqitjes së ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të Poçemit. Po punohet me intensitet mjaft të lartë për përfundimin e Bypass-it në një kohë sa më të shkurtër në mënyrë që të mundësojë rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve, kjo në funksion edhe të kushteve atmosferike.
Vijohet që zona të mbahet nën monitorim, duke qenë se vatra e rrëshqitjes është ende aktive, për të shmangur rrezikshmërinë.
Kalimi i mjeteve vazhdon të kryhet përmes rrugës së vjetër të Ballshit, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar do t’ju informojë në momentin që do të jetë i aksesueshëm Bypass-i për ta rikthyer lëvizjen nga rruga Levan-Tepelenë.