Pjesë e Korridorit të VIII, loti 3 i aksit Elbasan-Qafë Thanë, është një tjetër kantier ku janë realizuar një volum i madh pune dhe po avancohet me ritme për të çuar përpara një projekt infrastrukturor të rëndësishëm, jo vetëm për vendin tonë. Edhe pse kushtet atmosferike janë sfiduese, puna po vijon për ndërtimin e trupit të rrugës, por edhe ngritjen e veprave të artit, ku vetëm në këtë lot po ndërtohen dy ura.