Më pak se 50 ditë dhe aksi rrugor Thumanë-Kashar do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve.Po punohet me ritme të shpejta, që ky segment ndër më të rëndësishmit e Korridorit Blu, të jetë i aksesushëm në datën 30 qershor. Thumanë-Kashar do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë rrugore.







