Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektuan punimet në kantierin e lotit e 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, ku tashmë vendimi i Këshillit të Ministrave për trajtimin e banorëve që preken nga projekti, si dhe mirëkuptimi i banorëve, i kanë hapur rrugë avancimit të punimeve për ndërtimin e veprës më të rëndësishme infrastrukturore të kryeqytetit.
Tashmë puna ka nisur në të gjitha lotet dhe Unaza e Madhe e Tiranës, e shumëpritur prej vitesh, shumë shpejt do të jetë gati në të gjithë gjatësinë e saj.