Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet pa u ndalur, ditë-natë. Në të gjitha kantieret po ecet me ritme të shpejta dhe brenda pak javësh, ashtu sikundër e kemi premtuar, kjo vepër infrastrukturore do të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke finalizuar kështu një ndër projektet më komplekse, por shumë të rëndësishëm e të shumëpritur, jo vetëm për kryeqytetin.