Në lotin 2, të pjesës veriore të Unazës së Madhe të Tiranës, janë realizuar 65% e punimeve dhe jemi gati për vendosjen e trarëve për urën, e cila është një ndër veprat më të rëndësishme të këtij projekti. Po ecim me ritme të mira për të bërë të mundur që ky lot të përfundojë në shtator të këtij viti, ndërkohë që po vijon puna në 4 lotet e tjera të Unazës së Madhe. Shumë shpejt Tirana do të ketë gati këtë vepër të madhe infrastrukturore.