Në tunelin e Llogarasë po avancojmë me betonimin dhe hidroizolimin, ku kanë përfunduar afro 2 kilometrat e para, si dhe me të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm për këtë vepër. Po punojmë në të dyja drejtimet, Dukati dhe Palasa, me synimin që qershorin e vitit të ardhshëm tuneli të jetë i hapur dhe i aksesueshëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve, duke shkurtuar kështu kohën dhe kostot e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.