Në tunelin e Llogarasë janë realizuar deri më tani afro 88% e punimeve. Ka përfunduar betonimi i tunelit kryesor dhe po bëhen përgatitjet e fundit për të nisur hedhjen e shtresave asfaltike, ndërsa po punohet edhe për sistemin elektromekanik dhe atë të ndriçimit. Angazhim maksimal që kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore të jetë gati në nisje të sezonit turistik veror, ashtu siç e kemi premtuar.