Ministrja Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi inspektuan ecurinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë.
Në tunelin e Llogarasë, ku afro 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra.
Po punohet ditë – natë, nga të dyja drejtimet, Dukati dhe Palasa dhe po avancojmë çdo ditë me afro 20 metra.
Një ecuri për t’u vlerësuar të cilën synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut.