Kantieri i quajtur “Urat” në Unazën e Madhe të Tiranës, ku punohet me ritme të larta, me synim finalizimin e të gjithë kësaj vepre në fund të këtij viti. Veprat e artit, janë një element i rëndësishëm i këtij projekti, ku kemi avancuar ndjeshëm. Urat që ngrihen mbi lumin Tirana tashmë kanë marrë formë. Më shumë se 70% e punimeve në këtë lot kanë përfunduar dhe do të vijohet me të njëjtat ritme deri në përfundimin e plotë të tij.