Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli vizituam pikën hyrëse të Qafë Thanës ku është bërë një ndërhyrje e thellë për rikualifikimin e të gjithë hapësirës. Ndërkohë, ARRSH do të ndërhyjë për të bërë të gjitha modifikimet e infrastrukturës hyrëse në zonën e Qafë Thanës, si dhe vendosjen e të gjithë sinjalistikës së nevojshme, duke përmirësuar elementët e sigurisë rrugore. Qafë Thana është një ndër pikat kufitare të përzgjedhura ku do të aplikohet “one stop shop” ku pala shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të shërbejnë në të njëjtin vendqëndrim për të shkurtuar kohët e pritjes dhe për ti shërbyer qytetarëve dhe vizitorëve sa më shpejt.