Anëtarët e Këshillit Teknik zbritën në kantierin e Bypassit të Vlorës për të evidentuar problematikat e hasura gjatë ekzekutimit të projektit, për vlerësimin e paqëndrueshmërisë së skarpateve si dhe për të vlerësuar ecurinë e punimeve deri më tani.
Gjatë inspektimit u panë nga afër propozimet nga kontraktori, të miratuara edhe nga supervizioni dhe u miratuan në parim 5 çështje të lidhura më Projektin për përmirësimin e elementeve të veçantë të tij.