INTENSIFIKIMI I PUNIMEVE NË UNAZËN LINDORE TË TIRANËS

Në terren për t’i hapur rrugë intensifikimit të punimeve në unazën lindore të Tiranës. Vonesa e shkaktuar në implementimin e këtij projekti kaq prioritar lidhet me shpronësimet, për të cilat garantojmë se po punojmë çdo ditë duke gjetur zgjidhjet më të mira, në mënyrë që të eliminohet çdo pengesë dhe puna të rinisë me vrullin e nevojshëm. 
Ndërkohë janë mbledhur të gjithë ankesat e komunitetit të zonës të cilave do t’u jepet zgjidhje në Këshill Teknik. 

Puna vazhdon normalisht në segmentet pa probleme.

Parashikojmë se grafiku i punimeve në muajt e thatë të vitit do jetë në nivel të lartë pune duke kapur afatet e kërkuara të dorëzimit.