Kantieri i segmentit, Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, pjesë e Korridorit VIII

Elbasan-Rrogozhinë është kantieri i radhës në Korridorin e VIII. Kemi nisur me rreth 18 km e para, në një gjurmë totalisht të re, ku do të ndërtohet një autostradë e kategorisë A, me standarde e kushte të larta sigurie. Në vetëm pak javë, në segmentin Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, punimet po vijojnë me ritme të shpejta.
Korridori i VIII është pjesë e rrjeteve panevropiane të transportit rrugor, por dhe një nga korridoret e sigurisë.