Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës po merr formë. 4 muaj nga nisja e punimeve, në 6 kilometrat e parë, janë realizuar mbi 25% e volumeve fizike dhe po vijohet me ritme të mira për finalizimin e këtij projekti, i cili e shndërron këtë aks në një autostradë të Kategorisë A me kushte e standarde të larta sigurie.