Së bashku me Mirela Kumbaro Furxhi vizituam në Gjirokastër “Traffic Town”, këndin edukativ për fëmijët mbi sigurinë rrugore. Një mjedis, i cili ka në fokus edukimin dhe argëtimin e më të vegjëlve mbi rregullat e qarkullimit dhe rëndësinë e tyre, për të pasur nesër qytetarë e drejtues automjetesh shumë më të kujdesshëm. Falenderues ndaj ambasadës polake në vendin tonë për të gjithë mbështetjen në këtë projekt.