Tashmë një “Qytet Trafiku” në dispozicion të fëmijëve.
Kënde edukative, korsi për biçikleta, rrugë, trotuare të pajisur me sinjalistikë rrugore përshtatur për fëmijët.
Të gjitha këto elemente edukojnë vogëlushët, i mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e tyre në mbrojtjen e jetës dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ky projekt u realizua nga programi i Ndihmës Polake në bashkëpunim me Ambasadën Polake dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë.








