Me datë 8 Maj në qytetin e Laçit u mbajt takimi i rradhës i llogaridhënies publike të kryesura nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Lindita Nikolli, Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Z. Artan Shkreli, Znj. Elisa Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Z. Afrim Qëndro.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Z. Afrim Qëndro prezantoi realizimin e katër projekteve të cilët pritet të përfundojnë brenda këtij viti dhe që ndikojnë pozitivisht në sigurine rrugore, në lehtësimin e qarkullimit të përdoruesve të rrugëve dhe përmirësimin e jetesës të banorëve të zonës përreth dhe jo vetëm.
Objektet që parashikohen të mbyllen brenda këtij viti janë:
- Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë, kontratë që është lidhur në vitin 2011
- Përmisimi i shtresave rrugore dhe i sinjalistikës segmenti Fushë Krujë – Thumanë (shtesë punimesh), kontratë e lidhur në vitin 2017
- Ndërtim Mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e Re Milot – Skuraj, kontrata e së cilës është lidhur në vitin 2017
- Ndërtim rruga Milot-F.Krujë (dublim i superstradës) Loti 3 (sinjalistikë rrugore) kontrata e së cilës është lidhur në korrik të 2010
Gjithashtu gjatë vitit 2018 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të filloje zbatimi i tre projekteve:
- Përfundim i Punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë dytësore nyja Milot
- Vendosja e mbikalimeve në segmentin rrugor Thumanë – Milot dhe Kukës – Morinë
- Qarku Lezhë është përfitues edhe nga ivestimi: Përmisimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmisim të sigurisë rrugore në akset e rajonit Verior.