Historiku, Misioni i D.P.Rr dhe A.Rr.Sh.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (A.Rr.Sh.) u krijua me Ligjin Nr.10164, date 15/10/2009,”Per autoritetin rrugor shqiptar”. Qellimi i Ligjit ishte krijimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar me kompetencat, pergjegjesite dhe detyrat e tij. Ky ligj beri shnderimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve ne Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Misioni i D.P.Rr.
Misioni i kesaj drejtorie ishte organizimi,zhvillimi, shfrytezimi mirembajtja, riveshja dhe realizimi i programit te investimeve ne rrjetin rrugor kombetar.
Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve eshte krijuar ne vitin 1993(V.K.M. Nr.614, date 29/12/1993 “Per krijimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve”(D.P.Rr.).
Organika dhe struktura e kesaj drejtorie gjate viteve ka pesuar transformime.Numri i punonjesve ka pesuar ndryshime ne vite duke filluar nga 800 punonjes deri ne 166 punonjes. Kjo ka ndodhur per efekt te zbatimit te reformave dhe organizimeve te strukturave ne vite.
Organizimi i strukturave eshte bere ne menyre te tille qe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve(aparati) kishte ne varesine e saj drejtorite rajonale ne rrethe D.R.R.Tirane, D.R.R.Shkoder, D.R.R.Kukes, D.R.R.Diber, D.R.R.Korçe, D.R.R.Gjirokaster, D.R.R.Vlore, D.R.R.Fier, D.R.R.Elbasan, D.R.R.Berat, D.R.R.Lezhe, D.R.R.Durres dhe D.R.M.F.Tirane.
Gjate viteve te veprimtarise se D.P.Rrugeve jane realizuar shume objekte te rendesishme ne rrjetin rrugor nacional. Mund te permendim disa: Ndertim Rruga Vore-Rinas-Fushe Kruje qe perfundoi ne vitin 2007, Ndertim Rruga Mbikalimi Kamez dhe Rruga Gjirokaster –Tepelene qe perfunduan ne vitin 2008, Ndertim Rruga Lushje-Fier dhe Rruga Korce- Plloçe qe perfundoi ne vitin 2009, Ndertim Rruga Rreshen- Kalimash, Kalimash-Rexhepaj, Rruga Milot-Rreshen dhe Rruga Llogara- Sarande qe perfunduan ne vitin 2010, Ndertim Ura e Bunes qe perfundoi ne vitin 2011 etj, etj.
Strukturat e D.P.Rrugeve kane menaxhuar me sukses te gjitha fondet e donatoreve te huaj dhe pjesen e financuar nga Buxheti i Shtetit.
Donatoret me te rendesishem kane qene Banka Boterore, Banka Europiane per Zhvillim dhe Ndertim, Banka Europiane e Investimeve, Qeveria Italiane, Qeveria Kuvajtiane, Banka Islamike etj.
Me V.K.M.Nr.341, date 27/02/2008’Per miratimin e planit te veprimit sipas raportit perfundimtar per reformimin e kapaciteteve institucionale dhe shnderimin e D.P.Rrugeve ne Ent Publik”, i ngarkohet Ministrise se Financave dhe Ministrise Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit per planifikimin e fondeve te nevojshme dhe zbatimin e ketij vendimi.
Autoriteti Rrugor shqiptar ushtron aktivitetin e vet ne gjithe teritorin e Republikes se Shqiperise.
Me VKM 97, date 07/02/2012“Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Rrugor Shqiptar”, te ndryshuar me VKM Nr.382 datë 06/06/2012 dhe VKM Nr.435 datë 13/07/2012 struktura e A.Rr.Sh. eshte e organizuar ne kete menyre: Autoriteti Rrugor Shqiptar ne qender (97 punonjes) dhe tre rajonet (Drejtoria e Rajonit Qendror Tirane(23 punonjes), Drejtoria e Rajonit Verior Shkoder(23 punonjes) dhe Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokaster (23 punonjes)).
Misioni i A.Rr.Sh.
Fusha e veprimtarise se Autoritetit eshte administrimi i rrjetit rrugor shteteror ne perputhje me percaktimet e Kodit Rrugor dhe Ligjit “Per Autoritetin Rrugor Shqiptar”.
Funksioni i ARSH
Funksioni i ARSH eshte te pergatise dhe zbatoje masa te administrimit te rrjetit rrugor shteteror, me theks te vecante mbi interesin publik ne perputhje me Kodin Rrugor dhe Ligjin “Per Autoritetin Rrugor Shqiptar”. Autoriteti, nese do te konsiderohet e domosdoshme, mund te permbushe funksionet e tij ne bashkepunim me institucionet e tjera pjesemarrese ne sektorin e transportit publik rrugor.