Nis zyrtarisht fillimi i punimeve për Rrugën e Arbërit

 

Rruga e Arbërit është një çështje kombëtare, deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar në Peshkopi, në ceremoninë e nisjes së punimeve të Rrugës së Arbrit, ku premtoi se “prej sot, Dibra do të jetë edhe më shumë edhe më mirë, një copë kraharor që rreh jetë dhe zhvillim, në Shqipëri”.

“Rruga e Arbërit do të ndjekë vijën e karvaneve që ka lidhur historikisht Dibrën me kryeqytetin”.

“Prej qafës së Murrës e asaj të Buallit, që lidh me bregdetin, grykës së Setës që të hedh në Shkodër, asaj të Radikës dhe të Drinit që hap Maqedoninë, Dibra gjithkaherë ka pasur vokacionin e një rrjeti komunikimesh mes bashkëkombasve dhe fqinjëve, gjithkaherë fatkeqësisht, të penguar e të vonuar, që nga pushtimet më të hershme e deri tek paudhësitë më të mbrame”, vijoi Rama.

 

Në fjalën e tij ministri Gjiknuri tha: ‘Rruga e Arbrit’ do të përfundojë para zgjedhjeve të përgjithshme, ku do të jetë gati për të gjithë dibranët.

“Do shkurtohet më tej rruga, Dibër-Tiranë 69 km. Kemi bërë lidhjen me degëzimin e Klosit. Rruga do t’i vlejë edhe Matit e Burrelit. Projekti trajton rrugën me të gjithë elementët. Do të shmangim kthesat e shumëfishta, ku parashikohen 6 tunelë dhe 4 ura, si dhe një tunel për raste emergjence. Nuk po e ndërtojmë rrugën për qëllim elektoral, por do bëjmë një rrugë me standard evropian siç Dibra e meriton. ‘Rruga e Arbrit’ është investimi i parë i projekti ‘1 miliard dollarë’