Në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza I), më datë 24.05.2024 do të kryet devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.
Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.

