Njoftim

Në vijim të punës për rivitalizimin e skarpatave në shkallën e Tujanit, për kryerjen e proceseve të gërmimit, copëtimit, ngarkimit dhe transportimit të gurëve dhe mbetjeve të copëtuar në zonën nr.8 nga prog. Km 4+985–Km 5+203, më datë 13.06.2024 nga ora 11:00 deri në orën 13:00 do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet në të dy senset e lëvizjes dhe nga ora 13:00 deri në orën 15:00 do të ketë lëvizje të kufizuar të automjeteve, në një korsi sigurie me sinjalizues, semaforë dhe punonjës të Policisë Rrugore.
Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.