Në vijim të punës për zbatimin e projektit “Qendra e Monitorimit të Trafikut (200km) Faza e parë”, do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të informacionit të ndryshueshëm VMS ( tabela elektronike) në segmentet rrugore:
1.Plepa-Kavajë, më datë 09.07.2024 nga ora 23:00 deri në orën 01:00 të datës 10.07.2024, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore duke filluar nga mbikalimi Plepa deri te Nyja e Malit të Robit dhe me tej në aksin kryesor.
2.Bypass Fier, më datë 10.07.2024 nga ora 03:00 deri në orën 05:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Levan dhe me tej në aksin kryesor të Bypass Fier.
3.Rrogozhinë-Kavajë, më datë 10.07.2024 nga ora 07:00 deri në orën 09:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore përpara mbikalimit të Spilles dhe më tej në aksin kryesor.
Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për këtë devijim.



