Njoftim

 
Në vijim të punës për rivitalizimin e skarpatave në shkallën e Tujanit, për kryerjen e proceseve të gërmimit, copëtimit, ngarkimit dhe transportimit të gurëve dhe mbetjeve të copëtuar në zonën e grumbullimit të tyre të miratuara paraprakisht, në zonën nr.9 nga prog.Km Km 5+090–Km 5+200, ditën e martë 03.09.2024 prej orës 12:00 deri në orën 13:00 do te ketë ndalim qarkullimi për automjetet në të dy senset e lëvizjes dhe prej orës 13:00 deri në orën 14:30 do të ketë lëvizje të kufizuar të automjeteve, në një korsi sigurie me sinjalizues, semaforë dhe punonjës të Policisë Rrugore.
Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.