Në vijim të punimeve për rehabilitimin e aksit rrugor Krane-Syri i Kaltër të cilat janë në fazën e asfaltimit është i nevojshëm bllokimi i plotë i këtij segmenti gjatë natës nga data 01.12.2024 deri më 08.12.2024 nga ora 21:00 deri në 06:00.
Bllokimi i rrugës do të bëhet për segmentin Ura e Kranesë deri në Jorgucat dhe anasjelltas.
Përgjatë këtij orari përdoruesit e këtij segmenti mund të ndjekin rrugët alternative, si rruga e vjetër e Delvinës apo Kardhiqi.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndëryhrje!
