
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton opinionin publik që grafiku i punimeve për fazën e pestë të rehabilitimit të segmentit rrugor “Durres – Tiranë” nuk mund të arrihet sipas parashikimit dhe njoftimit të dhënë për shkak të reshjeve të shiut.
Aktualisht, Ura e Dajlanit – Shkozet vazhdon të jetë e bllokuar dhe do të përfundoje brenda ditës së sotme.
Segmenti rrugor Mbikalimi i Shkozetit – Sukth, (drejtimi Durres – Tiranë) aktualisht është i hapur për përdoruesit e rrugës.
Në orët e mëvonshme do të bëhet një njoftim të dytë për vazhdimin e punimeve në diten e nesërme e më tej.