Njoftim për Konsultim me Publikun, Ura e Viroit

Bazuar në Politikat Opercionale të Bankës Botërore (OP 4.12 dhë OP 4.01) dhe në kuadrin e “Projektit të Rehabilitimit dhe Përmirësimit të Urave”, synohet rehabilitimi ose rindërtimi i urave në Republikën e Shqipërisë, të cilat mund të kenë problem të theksuar me trafikun, përmbytjet etj. Banka Botërore si partner në këtë projekt, do të kryejë financimin dhe Qeveria Shqiptare është përgjegjëse për implementimin e tij. Në këtë kuadër Autoriteti Rrugor Shqiptar organizon Konsultimin Publik për Urën e Viroit dhe fton për të marrë pjesë çdo organizatë, institucion dhe publikun e gjerë që është i interesuar në:

KUADRIN E POLITIKËS SË SHPRONËSIMIT (KPSH)

dhe

PLANIN E MENAXHIMIT MJEDISOR DHE SOCIAL (PMMS)

Vërejtjet dhe sugjerimet në lidhje me projektin, janë të mirëpritura pas mbajtjes së konsultimit publik të parë (17.01.2022 në sallën e Bashkisë Gjirokastër) mund të paraqiten më shkrim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Rr. Sami Frashëri, Nr. 33, Tiranë.

Raporti Teknik

Raporti i VNM