Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek City Park dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, në datën 26-27 janar u punua për zëvendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika.
Punimet u realizuan brenda 2 ditëve, brenda afateve sic edhe kishim lajmëruar, duke shmangur kështu përmbytjet në këtë segment.
Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet.