Përfundoi me sukses Eventi Permbyllës i Projektit të Binjakëzimit, i cili u zhvillua në ambientet e Europe House. Ekipi polak së bashku me homologët shqiptarë parashtruan kaluan në arritjet dhe rezultatet kryesore të projektit.
Fjala e hapjes u mbajt me rradhe nga Ministri polak i Fondeve dhe Politikës Rajonale z. Puda, i ndjekur nga Shefi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri Z. Vera, Zëvendës Ministrja Shqiptare e Infrastrukturës znj. Mucaj dhe ambasadorja polake Znj. Zuchniak-Pazdan, dhe me pas vijuan drejtuesit e komponenteve të projektit, të cilët përmblodhen punën e tyre përgjatë këtij 26-mujori të zbatimit të projektit në Shqipëri.
Progresi i arritur në mbështetje te zbatimit të ndryshimeve legjislative per ARRSH, ristrukturimin e këtij entiteti dhe krijimin e nje rrjeti rrugor kombëtar më të sigurt, u vlerësua shumë nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë event përmbyllës.




