Pas disa javësh punimesh në autostradën Tiranë Durrës , ditën e sotme është mbyllur faza e fundit në aksin Kashar-Vorë.
Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, bëri me dije se në 16 ditë është bërë e mundur që të rikonstruktohet aksi në pjesët më problematike të tij, dukë përmirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin. Qendro kërkoi ndjesë për trafikun e shkaktuar, dhe tha se nga nesër gjithçka i kthehet normalitetit.

“Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes. 16 dite punë duke shmangur fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike dhe rrit elementët e sigurisë rrugore, nesër trafiku do të jetë normal dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndjesë për shqetësimin që ju kemi sjellë”, u shpreh Qendro.