Përfundon ndërhyrja rehabilituese në segmentin nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave në Durrës, me një gjatësi prej 4 kilometrash. Pas asfaltimit të plotë, po punohet me detajet e fundit për sinjalistikën, dhe kjo nyje e rëndësishme për Durrësin, si dhe lidhjen e Veriut me Jugun e vendit, do të jetë plotësisht gati. Një ndërhyrje e cila do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.