Drejt përfundimit rruga hyrëse e qytetit të Sarandës

Drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e rrugës hyrëse në qytetin e Sarandës, investim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me një shumë prej 280 milionë lekësh.
Ky projekt plotëson pjesën e mbetur nga Ura  e Gajdarit deri te kryqëzimi me rrugën e bregdetit  dhe lidhjen  kompletimin e segmentit të hyrjes Sarandë me  gjatesi prej 1020 ml dhe segmenti Kryqëzimi rrugës Sarandë – Vlorë – Hyrja Sarandë i cili është plotësuar me ndricim dhe sinalistikë horizontale dhe vertikale.

 

Ky projekt është vazhdim i rrugës nacionale Jorgucat – Sarandë dhe është hartuar duke përmirësuar parametrat gjeometrikë  dhe fuksionin sa më komod të rrugës ekzistuese duke bërë përmirësimet e nevojshme në rrezet e kthesave në planimetri, përmirësimin e pjerrësive në profilin gjatësor si dhe në përshtatje me ndërtimet ekzistuese sistemimin në përgjithësi të rrjetit inxhinierik.

Projekti ka përfshirë  punime të ndriçimit rrugor në të gjithë gjatësinë e tij , punime të sinjalistikës vertikale dhe horizontale, Vepra arti: Tombino ,Mure prites beton arme dhe mure mbajtes me beton masiv.

Gjerësia e pjesës kaluese është mesatarisht 10m (me 3 korsi kalimi dy ngjitje dhe nje  në zbritje)

Kjo rrugë ofron më shumë siguri për drejtuesit e automjeteve, si dhe për këmbësorët që do të kalojnë aty.