Po punohet me ritme shumë të mira në segmentet rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë, Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit

Vazhdojnë me ritme shumë të mira punimet në segmentet rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë, Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit.
Po punohet paralelisht dhe për përmirësimin e segmentit rrugor Shijan-Ura e Gajdarit.
Kanë përfunduar punimet e plotësimit të shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga rrethrrotullimi i Kranesë në drejtim të doganës së Qafë Botës.
Vazhdon puna me gërmime dhe për formimin e trupit të rrugës në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit.