Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), është përgjegjës për zbatimin e projektit “Ndërtimi i Urave të Qëndrueshme” (Building Resilient Bridges Project – BRBP), financuar përmes një kredie nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).
Programi synon akomodimin e financimit për implementimin e studimeve të fizibilitetit dhe projekteve të detajuara për rikonstruksione të thella dhe të mesme të urave ekzistuese, urave të reja dhe veprave të artit në rrjetin rrugor kombëtar, që janë më të rrezikuara nga faktoret madhorë, si tërmetet, përmbytjet apo ndryshimet klimaterike, duke marrë gjithashtu parasysh kohen e ndërtimit të tyre, kushtet strukturore etj.
-
-
-
-
-