Në kantierin e rrugës Thumanë-Kashar, punohet edhe natën, për të hapur rrugën për qarkullimin e automjeteve më 30 qershor.
Kantieret gjatë natës kanë një pamje të magjishme. Është sikur zhurma e makinerive dhe energjia e njerëzve thyejnë heshtjen dhe sjellin dritën në errësirë.
Ndërtojmë në çdo skaj të Shqipërisë, dorëzojmë vepra që do t’i shërbejnë për dekada jo vetëm vendit, por edhe rajonit.
Kjo është koha e artë e shqiptarëve. Duhet veç fuqi, disiplinë dhe optimizëm për të ndjekur vizionin e jashtëzakonshëm të qeverisë.