Qendra e Monitorimit të Trafikut po merr formë. Po punohet me ritme të mira për ngritjen e kësaj Qendre, me fokus monitorimin dhe menaxhimin e aktivitetit të rrjetit rrugor kombëtar. 6 agjenci shtetërore do të jenë pjesë e kësaj Qendre, e cila do të nisë fillimisht mbikëqyrjen e 200 kilometrave të parë në akset kryesore të vendit për t’u shtrirë më tej edhe në akset e tjera, duke synuar rritjen e mëtejshme të sigurisë rrugore në vendin tonë.




