Raportim mbi situatën e akseve

Temperaturat e ulëta kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke arritur deri në -21°C në zonat malore shoqëruar edhe me erë të fortë  por pa sjellë probleme me qarkullimin.
Është punar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.