Raportim mbi situatën e akseve

Temperaturat kanë vijuar të jenë të ulëta  në të gjithë vendin pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve në akset nacionale.
Është punar me shpërndarjen e kripës gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për të evituar ngricat.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.