Puna në tunelin e Murrizit po vijon. Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, të jetë plotësisht e hapur dhe e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Gjeologjia solli vonesat në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të jetë akoma edhe më afër me Tiranën.