Në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës puna po ecën me ritme të kënaqshme, falë edhe bashkëpunimit me banorët, të cilët kanë mbështetur realizimin e këtij projekti. Në këtë zonë, projekti nuk parashikon vetëm ndërtimin e aksit për qarkullimin e automjeteve, por do të ketë edhe hapësira të dedikuara për qytetarët. Puna nuk do të ndalet deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës.